Futboll Seria A Sport

KLASIKJA ITALIANE/ 200 vende, 473 milionë dhe 1 rekord për Milan-Juventus

Sfida e Juventusin do t’i garantojë një rekord të ardhurash Milan-it. Në javën ku Inter ka vendosur një rekord për futbollin italian (5,9 milionë euro nga biletat e shitura për ndeshjen me Barcelona-n), Milan do të arkëtojë 4,9 milionë për mbi 70 mijë biletat e shitura.

Kështu, “San Siro” do të jetë pothuajse i mbushur plot të dielën në mbrëmje, teksa mbeten në shitje biletat për tifozët e Juventus, të cilët kanë protestuar për çmimin e lartë (75 euro për sektorin e tretë jeshil). Do të jenë 200 vende në lidhje direkte, 20 telekamera për transmetimin në 4K, 274 media dhe 53 fotografë të akredituar.

Këto dy skuadra janë përballur 166 herë: 49 fitore për kuqezinjtë, 63 për bardhezinjtë dhe 54 barazime. 2.69 është mesatarja e golave për ndeshje. Ndërkohë, nga ndeshjet e luajtura në “San Siro”, Milan ka fituar 28.

Kjo është një sfidë që luhet edhe në rrjetet sociale: 95 milionë ndjekës në total për të dy ekipet, një shifër që shkon në 473 milionë nëse përfshihen edhe ndjekësit e të gjithë lojtarëve.

Related posts

Paul Pogba: Dua trofetë para futbollit të bukur

Sadik.Autor

KLOPP TRONDIT LIVERPOOLIN/ Nuk premtoj trofe, futbolli është 90% punë dhe 10% fat

Isa.Autor

PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ Kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit BRAZILIAN

Sadik.Autor

Leave a Comment