Futboll Premier League Sport

Dikur nxirrte “jashtë” HOLANDËN, “ylli” botëror pranë përfundimit të karrierës

Mesfushori i njohur rus Andrey Arshavin do të largohet nga klubi i tij Kairat. Lajmi është nga faqja zyrtare e Kairatit, me të cilët 37-vjeçari aktivizohet prej tre vitesh.

Jo vetëm kaq, por ky duket se do të jetë “stacioni” i fundit në karrierën e ish-yllit të Kombëtares së Rusisë, Zenitit të Shën Petërburgut dhe Arsenalit.

Klubi i Kairatit e falenderon përzemërsisht lojtarin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë gjatë tre sezoneve të fundit.

Arshavin u bë i njohur në botë në 2008 kur fitoi Kupën UEFA me Zenitin dhe arriti në gjysmëfinalen e kampionatit europian të atij viti me Rusinë duke eliminuar në një ndeshje historike Holandën. Një vit më vonë ai u përfshi te Arsenali, ku regjistroi momente të jashtëzakonshme si 4 gola në supersfidën e me Liverpoolin në kampionat.

Ai konsiderohet si një talent futbollit që nuk e përmbushi kurrë potencialin e tij për shkak të abuzimit me alkoolin, karakterit të vështirë dhe mungesës së disiplinës.

Arshavin renditet ndër lojtarët më të mirë të Rusisë të rë gjitha kohërave.

Arshavin shënoi golin e tretë ndaj Holandës në çerekfinalen e EURO 2008

Related posts

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Villarreal dhe Juventus ndajnë pikët, debutim ëndrrash për Vlahovic

Delo.autor

Shkëlqeu me Francën në Botëror, Atletico blindon Lucas Hernandez me një klauzolë…

Isa.Autor

Leave a Comment