Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ Dorëzohet JUVENTUSI, RABIOT drejt klubit LEGJENDAR

Juventusi humb betejën në merkato me Barcelonën, përsa i takon kartonit të Adrien Rabiot, të Paris Saint Germanin, një prej objektivave kryesor të bardhezinjve për mesfushën.

Katalanasit kanë mposhtur konkurrencën e “Zonjës së Vjetër” dhe për momentin janë “pole position” për të siguruar mesfushorin francez. 23-vjeçari është në fund të kontratës me skuadrën franceze dhe nuk ka aspak ndërmend të rinovojë me ekipin e drejtuar nga gjermani Tuchel.

Me shumë mundësi në verë, kohë kur i skadon kontrata, Rabiot do të vihet nën urdhrat e trajnerit Valverde, me Barcelonën që i garanton një pagë goxha të majme dhe mundësi për sukses.

Related posts

DRIDHET JUVENTUSI/ Chelsea këmbëngul për Alex Sandron, ofron një “mal” me para

Isa.Autor

Kategoria Superiore/ Në Korçë përgatiten për finale, Aliti “mirëpret” Kukësin

Sadik.Autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh, shënon Mane

Delo.autor

Leave a Comment