Futboll La Liga Sport

MESSI E URREN/ DEMBELE acaron Barcelonën, sjellja e sulmuesit bëhet çështje

Osman Dembele ka tërhequr edhe një herë vëmendjen, përsëri për mungesë disipline. I përjashtuar (së paku sipas thashethemeve të pakonfirmuara) për ndeshjen e parë kundër Interit për shkak të një vonese në nxehmje, ka shkaktuar problemin e radhës.

Kampioni i botës me Francën nuk u paraqit dje në orën 10:00 në qendrën stërvitore, orari kur grumbullohet e gjithë skuadra, për seancën që nis një orë më vonë (11:00). I komunikoi klubit se nuk ndihej mirë dhe se mjeku duhet të paraqitej në shtëpinë e tij për ta vizituar. I cili i diagnostikoi gastroenterit dhe e lejoi të stërvitej veçmas për disa minuta.

MEKANIZMAT – Shqetësimi që qëndron në klub lidhur me sjelljen e lojtarit, sipas raportimit të bërë dje nga e përditshmja “Marca”, është e dukshme. Që nga vera e 2017- ës, kur u ble për jo më pak se 140 milionë euro nga Borusia e Dortmundit për të mbuluar vendin e lënë bosh nga Nejmar (që kaloi te PSG-ja), nuk ka arritur kurrë të përshtatet me mekanizmat e skuadrës së Valverdes dhe ato të kampionatit spanjoll. E jo vetëm për vonesat konstante: diskutohet gjithmonë për dietat që nuk ndjek dhe largimet “pa adresë”. Ka shpejtësi, driblim dhe shënon. Megjithatë, gabimet taktike janë të shpeshta.

Related posts

E TRISHTË/ Konsiderohej si talente e basketbollit, gjendet e vetëvarur në mënyrë të mistershme 16-vjeçarja

Delo.autor

U NJOFTUA 3 ORË PËRPARA NDESHJES PËR VDEKJEN E BABAIT/ Lojtari shpërthen në lot pasi realizoi gol

Delo.autor

NUK MJAFTON GOLI I RASHICËS/ Dortmund mposht me “POKER” Werder Bremen dhe kërkon zonën Champions

Delo.autor

Leave a Comment