Boks Sport

GJIGANDI SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj në Tiranë për titullin kampion bote në WBO Junior

Boksieri lezhian Jurgen Uldedaj, 9 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, do të zhvillojë më datën 15 dhjetor në sallën “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park duelin e vlefshëm për titullin kampion bote në kategorinë WBO Junior. Kjo sfidë do të zhvillohet në peshën “cruiserweight”, ndërkohë që së shpejti do të mësohet edhe emri i rivalit të boksierit Uldedaj, 21 vjeç.

Lezhiani prej 3 vitesh ka nisur karrierën e tij si boksier profesionist, duke u stërvitur me ekipin gjerman të SES Boxing dhe pas 8 duelesh të zhvilluara në Gjermani e një në Poloni, më në fund do të duelojë edhe para publikut të tij shqiptar. Dhe këtë gjë do ta bëjë në një sfidë të rëndësishme për të, pasi do të duelojë për titullin kampion bote për kategorinë WBO Junior.

Në shkurt të këtij viti, Uldedaj fitoi titullin “International German Master” dhe tani po hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, lezhiani kërkon mbështetjen e fansave shqiptar. “Mbështetja juaj është forca ime. Ju ftoj të më përkrahni në “Olimpik Arena”, shkruan Jurgen Uldedaj, që synon edhe fitoren e 10-të si boksier profesionist.

Related posts

SKUADËR PËR TITULL/ Teuta beson se mund të jetë sezoni i tyre

Delo.autor

TEUTA-KASTRIOTI/ Martini llogarit fitore ndaj krutanëve, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

ARRITJE HISTORIKE/ Maliqi mposht me POKER” Këlcyrën dhe ngjitet në Kategorinë e Parë

Delo.autor

Leave a Comment