Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Juve mendon për pasuesin e Buffon: Ideja “Perin”, kushton 20 milionë

Formatim. Kjo është fjala kryesore te Juventusi. Dhe, duke pasur parasysh merkaton e verës, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po përgatiten të rifreskojnë ndjeshëm grupin e lojtarëve. Disa veteranë kanë arritur në hapin e lamtumirës. Fytyra të shumta të reja do të thirren për të zbarkuar në kryeqytetin Piemonte.

Prioritetet, natyrisht, nuk mungojnë. Me një vello nostalgjie, sepse, për shembull, në fund të ndeshjes kundër Verona, një legjendë si Gianluigi Buffon do t’i varë dorezat e tij në gozhdë. Një lamtumirë, pa dyshim, e rëndësishme. E cila, megjithatë, nuk do t’i gjejë të papërgatitur drejtuesit e Juventusit.

Në këtë drejtim, “Zonja e Vjetër” ka bërë një zgjedhje të qartë, ose bast me veten, duke i afruar kontratë prej 4 milionë euro neto, në sezon, polakut Szczesny. Ai ka provuar në ato ndeshje që ka luajtur se ka profilin e duhur për Juventusin. Pra, me pak fjalë, do të marrë stafetën nga Buffon.

Paralelisht, Juventusi do të ketë nevojë për një portier të ri, për t’i “mbuluar supet” polakut. Këtu, megjithatë, gjuetia sapo ka filluar. Për disa javë ideja u mbajt nga Federico Marchetti, të cilit i përfundon kontrata me Lazion. Mbrojtësi ekstrem venecian ka pasur rastin të punojë me Massimiliano Allegri e Cagliari, por tani kandidatura e tij duhet të katalogohet thjesht si një ide.

Nga ana tjetër, një pistë e mundshme është Mattia Perin, portieri i Genoa. Kanë nisur kontaktet e para embrionale me Griffin, të cilat mund të çojnë në një dialog produktiv. Jo çuditërisht, duke menduar për të nesërmen, ligurianët i kanë kërkuar “Zonjës së Vjetër” për të ardhmen Emil Audero, që po kalon një sezon të shkëlqyer te Venecia, në formë huazimi.

Ndjenja, megjithatë, është se vetë Perin nuk dëshiron të mendojë për këtë. Lëvizja te Juventus, në fakt, nuk do të ishte absolutisht një garanci për vend titullari. Shkurt, tejkalimi i Szczesny do të përfaqësonte automatikisht një mision të komplikuar.

Sidoqoftë, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici po mendojnë për kostot e operacionit eventual: rreth 20 milionë euro. Genoa nuk duket e gatshmë për të bërë zbritje. Perin, ndërkohë, i ngroh mendimet e Juventusit për portën.

Related posts

Dzeko pritet të transferohet te kampioni i Premier League

Q.Autor

E ARDHMJA E PERISIC MBETET NJË MISTER/ Tages Zeitung: Ka diçka që shqetëson Bayernin

Delo.autor

U PEZULLUA NGA EKIPI I PARË I TEUTËS/ Mbaron “dënimi” për sulmuesin e durrsakëve

Delo.autor

Leave a Comment