Futboll Kombëtarja Sport

PANUCCI E REFUZOI/ Çikalleshi përsëri protagonist, por skuadra e tij nuk del me pikë (VIDEO)

Sokol Çikalleshi vazhdon të mungojë në listën e përfaqësueses shqiptare, por ndërkohë ka filluar të luajë më me vazhdimësi në radhët e ekipit të Goztepe, pasi ka lënë pas krahëve dëmtimet e njëpasnjëshme që e lanë jashtë fushës së lojës në fillimin e sezonit.

Për të tretën ndeshje radhazi në kampionat, trajneri i besoi 30 minutat e fundit në fushë në takimin ndaj Erzurum sulmuesit shqiptar i cili tregoi se ishte në formë të mirë fizike dhe ishte protagonist në golin e  shënuar në shtesën e ndeshjes nga Oztekin.

Çikalleshi ishte ai që krijoi aksionin nga erdhi ky gol i sulmuesit për të rihapur ndeshjen që në ato momente ishte në shifrat 2-0 për ekipin mik.

Por Goztepe nuk ia doli të shënonte përsëri dhe u largua me një humbje nga kjo sfidë, duke shpërdoruar mundësinë  për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të klasifikimit. Gjithsesi, aktivizimi më i rregullt është një sinjal i mirë për Çikalleshin, i cili dy javë më parë arriti edhe të gjente rrjetën duke realizuar në Kupën e Turqisë për skuadrën e tij.

Related posts

“AI KISHTE SIKLET”/ Valverde shpjegon rolin e Messit në “El Clasico”

Delo.autor

MILAN-CELTIC/ Trajneri Pirlo me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U SHFAQ NË DHOMAT E ZHVESHJES SË MILANIT ME PESHQIR NË KOKË/ Xhulio Maxhore, tifozi zikaltër që ndëshkoi ish-klubin kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment