Bundesliga Futboll Sport

DORTMUND LEKSIONE BAYERNIT/ Shkëputet me 7 pikë në një ndeshje të “çmendur”

Borussia Dortmund mposhti Bayernin e Mynihut me rezultatin 3-2, në një ndeshje të çmendur, që pa bavarezët të kalonin dy herë në avantazh, në “Signal Iduna Park”.

Robert Lewandowski kaloi në avantazh kampionët në fuqi të Gjermanisë në pjesën e parë, ndërsa me rezultatin 0-1 përfundoi ky 45-minutësh.

Pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë me Reus që barazoi rezultatin me 11-metërsh. Më pas ishte sërish sulmuesi polak që riktheu Bayernin në avantazh, por sërish reus baraspeshoi gjithçka.

Golin e fitores për Dortmundin e shënoi sulmuesi spanjoll Paco Alcacer, që mposhti portierin Neuer dhe ngriti në peshë mijëra tifozët verdhezi në shkallët e stadiumit.

Pas kësaj fitoreje, Dortmundi i drejtuar nga Lucien Favre, shkon në kuotën e 27 pikëve, 4 më tepër se Munchengladbach ndjekës dhe 7 më tepër se Bayerni kampion në fuqi.

Related posts

“EURO 2020″/ Duka KOMENTON shortin, tregon grupin që NUK do e donte kurrë

Isa.Autor

GJEORGJI-KOSOVË/ Momente tensioni, lojtarët përplasen në fushë. Gjyqtari ndërhyn dhe… (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK FUTBOLLIN ITALIAN/ “Shpërthen” Balotelli: Ndaloni Kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment