Futboll Sport

Perisic si Materazzi, statistika unike që bashkon dy zikaltërit

Ekziston një fije e kuqe që bashkon fatet e Marco Materazzi dhe Ivan Perisic? E pamundur, por është me siguri një statistikë kurioze, që është theksuar gjatë trasmetimit live nga “OptaPaolo”, të finales së Kupës së Botës, që bashkon dy futbollistët. Ekzaktësisht sikurse Matrix në finalen e Kupës së Botës të vitit 2006, edhe kroati i Inter është bërë protagonist i një goli, atij të barazimit provizor 1-1 në të 28’, për të shaktuar më pas një penallti, për prekje të topit me dorë në të 34’.

Për të shtuar porporcionet e koinçidencës është edhe fakti që si Materazzi, që asaj kohe militonte te Inter, edhe Perisic, në finalen e Kupës së Botës ishin protagonistë në përballjen ndaj Francës. Diferenca e vetme mes dy zikaltërve? Vetëm finalisti i Kupës së Botës së vitit 2006 doli fitimitar…

Related posts

Xherdan XHAQIRI jo vetëm një futbollist, ja çfarë bën me Dafina Zeqirin (FOTO)

Isa.Autor

“PO NËSE NA NDODH SI ME ERIKSEN?” Djaloshi 7-vjeçar bën gjestin e shkëlqyer, mbledh para për të blerë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Konte nuk e kishte në planet e tij, mbrojtësi largohet nga Interi dhe prezantohet në Francë

Delo.autor

Leave a Comment