Futboll La Liga

‘Bomba’ nga Spanja: Zidane dëshiron të largohet nga Real Madrid

Trajneri francez, Zinedine Zidane po mendohet të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Pavarësisht se për dy vite ka fituar tetë tituj, pesë për një sezon, rekord në histori të klubit, e ardhmja e Zinedine Zidane nuk është e qartë në Real Madrid.

Francezi është i mërzitur me arsyetimet e vazhdueshme rreth formës jo të mirë të skuadrës, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.

Ai e di se trofetë e fituar në dy vitet e para nuk kanë garanci, pasi në Real kujtesa është e shkurtër dhe duhet që gjatë tërë kohës të fitosh.

Zidane beson se më e mirë për të dhe skuadrën është që të largohet, ashtu siç kishte bërë edhe në vitin 2006, kur ishte pensionuar një vit para se të përfundonte kontrata e tij.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Shikoni realizimin perfekt të Messit nga goditja e dënimit ndaj Granadës (VIDEO)

Delo.autor

“BLUTË E LONDRËS” NUK HEQIN DORË/ Napoli i vendos çmim të ri Hysajt, Chelsea është gati të paguajë

Delo.autor

UNIKE/ Atletico Madrid vendos rekordin e veçantë pa luajtur në Superkupën e Europës

Delo.autor

Leave a Comment