Futboll Sport

LUFTË NË ARGJENTINË/ Tifozët sulmojnë egërsisht policinë (VIDEO)

Kthehet dhuna në futbollin argjentinas dhe skenat e regjistruara mbrëmjen e së mërkurës në Floresta janë të frikshme. Tifozët e All Boys sulmuan egërsisht efektivët e policisë që ishin pjesë e forcave të sigurisë në stadium, për ndeshjen që All Boys humbi 3-2 në fushën e vet ndaj Atlanta-s, rival direkt për ngjitje në divizionin e dytë argjentinas, përveçse një rival historik.

Tifozët u ankuan për trajtimin nga ana e policisë, duke denoncuar përdorimin e shkopinjve të gomës, ndërsa më pas reagimi ishte brutal, sepse një grup prej të paktën 30 personash sulmoi patrullat e policisë, që u detyruan të largoheshin në panik, me makinat e policisë që u përplasën me njëra-tjetrën duke ecur pas.

Related posts

“ZGJOHET” MANCHESTER UNITED/ Kundërpërgjigjen talentet e Solskjaer, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Tenistët: Po vdesim në fushë! Organizatorët shtyjnë oraret e ndeshjeve

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Tifozët e presin për t’i “nxirë jetën”, Higuain e “djeg” me Despaciton

Isa.Autor

Leave a Comment