Futboll Premier League

Mkhitaryan drejt largimit nga United, Inter në ‘pole position’

Henkrikh Mkhitaryan sështë aspak i lumtur dhe kërkon të largohet nga Manchester United. Fantazisti armen nuk luan titullar me “Djajtë e Kuq” që prej fillimit të nëntorit në humbjen me Chelsea-n madje në 3 sfidat e fundit nuk ka qenë as i grumbulluar me ekipin.

Lojtari ka kërkuar një takim me Mourinhon për të mësuar planet e trajnerit dhe me shumë gjasa 28-vjeçari do ta mbyllë sezonin aktual me Manchester United për t’u larguar në verë. Interes të veçantë për Mkhitarian kohët e fundit ka shfaqur Interi, që shpreson se mund të arrijë marrëveshjen që në janar me United për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Fakti që në klubin zikaltër ruajnë respekt maksimal për trajnerin portugez dhe anasjelltas mund të jetë një bonus për transferimin e armenit në Milano pse jo në merkaton dimërore.

Related posts

INJORON “JASHTËTOKËSORIN”/ De Bruyne: Nëse duhet të jem i sinqertë…

Delo.autor

SYNOJNË NJË VEND NË CHAMPIONS/ Ja dy ndeshjet vendimtare për sezonin e Milanit

Delo.autor

“JEMI ME FAMILJEN, GJENI FORCË…”/ Legjendat e futbollit shprehin ngushëllimet për Sala: Nga Messi tek Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment