Kategoria Superiore Shqipëri

Kampionati i transfertave, Lushnja kompleton kuadrin

Në kampionatin ku faktori fushë nuk është më vendimtar, pas 14 javëve të luajtura të gjitha skuadrat kanë arritur fitore në trasfertë. Kuadri u plotësua nga Lushnja, që deri më tani ishte ekipi i vetëm i cili nuk e kishte shijuar suksesin larg publikut të saj.

Në Kukës ekipi i drejtuar nga Hysen Dedja mori tre pikët e para jashtë fushe për këtë sezon, duke e ngritur në 26 numrin e fitoreve në trasfertë në 70 ndeshje të luajtura gjithsej ne Superiore.

Me rezultatin 3-1 përballë kampionëve në fuqi, që ishte një prej surprizave më të mëdha të gjysmës së parë të këtij edicioni, Lushnja barazoi ecurinë e Flamurtarit të dy sezoneve më parë. Në kampionatin e vitit 2015-2016, vlonjatët pritën deri në mesin e Dhjetorit për të fituar jashtë fushe, me suksesin 3-2 përballë Bylisit.

Mallakastriotët në atë edicion janë paraqitur më keq se Lushnja e këtij sezoni, me fitoren e parë jashtë fushe që erdhi vetëm në fazën e tretë, më 21 Shkurt 2016 në fushën e Laçit me golin e Bilalit.

Deri në këtë pjesë të kampionatit aktual, më mirë jashtë fushe ka bërë Partizani, me 4 fitore, prej të cilave dy me Sulejman Starovën në stol, në Kukës dhe Lushnjë. Të kuqtë ndiqen nga kryesuesit e Skënderbeut, Flamurtari, Kamza, Kukësi dhe Laçi me tre suksese jashtë fushës së tyre, ndërsa Teuta dhe Luftëtari kanë dy. Vetëm një fitore larg Shkodrës për Vllazninë, e regjistruar në javën e parë të Kategorisë Superiore përballë Lushnjës, për më tepër në fushë asnjanëse.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Flamurtari transferon edhe dy lojtarë të tjerë, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

Luajti me zemër, por dështoi/ MEZANI “fajëson” kundërshtarin: PARTIZANI ka krahë të shpejtë

Isa.Autor

Plas në Lushnje, një debat në skuadër detyron Dedjen të dorëhiqet

Q.Autor

Leave a Comment