Futboll Shqipëri Sport

LUFTËTARI “theu” TIRANËN/ MEZANI mendon për financat: Të shitet Shkurtaj? Pse jo?!

Trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani mori një fitore të madhe ndaj Tiranës duke i dhënë shpresë gjirokastritëve se mund të ecin para, pavarësisht problemeve të brendshme. Për Supersport, ai foli për të ardhmen e sulmuesit të tij Vasil Shkurtaj, i cili mund ta ndihmojë ekipin në aspektin financiar nëse shitet te një ekip i mirë.

“E nisëm me ndeshjen për të luajtur mirë, jo domosdoshmërisht për ta fituar. Në pjesën e parë nuk reaguam në mënyrën e duhur. Goli erdhi pas një seri shpërqëndrimesh. Në të dytën reaguam mirë. Nuk ishte ndehje jo e lehtë, sepse Tirana dihet prodhon lojë të mirë, të bukur.
Demo në vend të Liçaj? Liçaj nuk është në 100-shin. Demo ka bërë shumë mirë. Ka luajtur pak vetëm 90 minuta, megjithatë jam i kënaqur.
Unë mendoj që duke parë pothuajse të gjitha ndeshjet e skuadrës dhe atë me Tiranën besimi te vetja na kandihmuar shumë. Na ka ndihmuar shumë besimi te lotjarët tanë. Kam besim të madh te këta djem. Në qoftë se vazhdojmë.
Shkurtaj nëse do të ketë një kontratë të majme, pse jo të largohet dhe do ta ndihmojë ekipin dhe financiarisht Unë kështu fola se kështu mendoj.
Mendoj se klubi nuk ka vetëm shpenzimet.Shkurtaj është goxha mirë. Do ta bëjmë një golashënues tjetër, do të punojmë.
Rroca ëshë prapa, 4 muaj larg fushave dhe kjo s’i ka bërë mirë. Por dhe në 70 përqind, mund të mbajë shumë. Mund të japë akoma. Nuk do të jetë në 5 ndeshjet e janarit sepse është kalendari ngjeshur.
Unë u kërkovalojtarëve të krahut të bëjmë sa më shumë presion, të gjenim hapësira prapa tyre u kërkova të trysnonim sa më shumë se Imami është i ngathët, por në të dytën bëmë më të mirën. Kjo nuk duhet ta gëzojë”, u shpreh Mezani.

Related posts

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

“JE I ÇMENDUR, ÇFARË PO MË THUA?” Feliks Magat zbulon prapaskenën e transferimit të Raulit tek Schalke

Delo.autor

Muller mundohet të rrisë optimizmin tifozëve gjerman: Kini besim tek ne

Isa.Autor

Leave a Comment