Futboll La Liga Sport

VALVERDE BËHET “SHEKULLOR” NDAJ REAL MADRIDIT/ Ja të gjitha statistikat e trajnerit të “Katalanasve” (FOTO)

Ernesto Valverde bëhet sonte “shekullor”, sepse do të luajë ndeshjen e tij të 100-të si trajner i Barcelonës. Kjo përkon me një një sfidë speciale, në një klasike historike gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Rinovimi i tij i kohëve të fundit edhe për një sezon më shumë dhe një tjetër si opsion nuk i ka zbutur kritikat, të cilat gjithmonë e rrethojnë trajnerin e Barcelonës, pavarësisht se kush është ai. Nuk ka rëndësi që bilanci i “Txingurri” deri më tani është mjaft i suksesshëm për: 67 fitore, 23 barazime dhe vetëm 9 humbje.

Edhe pse këto shifra e vendosin atë në kulmin e historisë blaugrana, produkti i trajnerit kurrë nuk duket i mjaftueshëm, duke pasur parasysh vështirësitë e drejtimit të një skuadre si Barça, sidomos në aspektin taktik dhe të rotacionit të lojtarëve. Dy pika, që prodhojnë më shumë debatë e diskutime në “Camp Nou”.

Ernesto Valverde e filloi eksperiencën si trajner i katalanasve humbur Superkupën e Spanjës në derbin kundër Real Madridit, në gusht 2017. Një vit e gjysmë më vonë, ai do të drejtojë klasiken e gjashtë, ndërsa ka fituar titullin e La Liga-s dhe Kupën e Mbretit.

Nuk e dija se ishte numri njëqind, por natyrisht që është një ndeshje e veçantë dhe shpresoj të mund ta kurorëzoj me fitore“, – tha Valverde, i cili demonstroi edhe një herë modestinë e tij të zakonshme në konferencën për shtyp. Një moment për të përforcuar prestigjin dhe imazhin e tij në stolin e Barcelonës.

Ai është mundur vetëm kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës, ndaj Romës në atë mbrëmje të keqe të edicionit të kaluar në Champions; kundër Espanyol, Levante dhe Sevilla në Kupën e Mbretit, dhe ndaj Levante, Leganés dhe Betis në La Liga.

Barça me atë trajner ka shënuar 238 gola në 99 ndeshje, 53 për qind e të cilëve mbajnë autorësinë e Leo Messit (78 gola) dhe Luis Suarez (48). Më pas vijnë Coutinho (18) dhe Dembele (17). Sa i përket aktivizimit të lojtarëve nën drejtimin e tij, Rakitic renditet i para, me 92 ndeshje, i ndjekur nga afër prej Messit dhe Busquets (86), Luis Suarez (85), Pique (84).

Ernesto Valverde drejton sonte ndeshjen e 100-të në stolin e Barçës, duke qenë vetëm një hap larg “top 10” së trajnerëve të skuadrës katalanase, me përqindjen më të lartë të fitoreve për ndeshje. “Txingurri” është i pesti në këtë lloj klasifikimi, me 67.7 për qind fitore, duke pasur përpara vetes Jack Greenwell (70.4% fitore në 169 ndeshje), Helenio Herrera (70.6% në 143 ndeshje), Pep Guardiola (72.5% në 247 ndeshje) dhe Luis Enrique (76.2% në 181 ndeshje).

Related posts

BOTËRORI 2022/ Shqipëria ëndërron vendin e dytë në grup, ja si shkohet në Katar…

Delo.autor

MILAN-PIATEK/ Situatën mund ta zhbllokojë ish-sulmuesi “Kuqezi”

Delo.autor

Jetë mes katër zjarreve/ E dashura e Cutrone zbulon formulën magjike të bomberit kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment