Futboll Premier League Sport

GJITHMONË UNIKAL/ Balotelli “ngacmon” Man United pas humbjes së derbit (FOTO)

Ish-sulmuesi i Manchester City-t, Mario Baloelli nuk mund të ndihmonte ish-ekipin e tij, kështu që ka vendosur të dërgojë një mesazh ngacmues në drejtim të rivalëve.

Pas sfidës nga Franca, pasi aktualisht luan me ekipin e Nice, sulmuesi ka lënë një koment qesharak në foton e postuar nga Sergio Aguero, duke kapur momentin e festimit të golit të dytë të City-t ndaj United.

Përshkrimi i Agueros në Instagram ishte “i pari dhe i vetmi”, ndërsa Balotelli ka komentuar “Njëherë blu, gjithmonë blu! Manchester United, qesh me lot, përsëri dhe përsëri!”

Sulmuesi i kombëtares italiane gjithmonë ka prodhuar polemika në karrierën e tij, por kujtohet me dashuri nga tifozët e City-t.

Related posts

IBRA 1 HAP LARG/ Ja formacioni i FRIKSHËM i MILANIT pas merkatos së JANARIT

Isa.Autor

VILLARREAL-BARCELONA/ Gafa e pabesueshme e Depay, ja momenti kur humbet një rast të artë (VIDEO)

Delo.autor

Kur “gafat” të kushtojnë vendin e punës!

Sadik.Autor

Leave a Comment