Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Çeki-Danimarkë. Rezultati 1-2

Duke filluar nga ora 18:00 do të luhet sfida Çeki-Danimarkë e vlefshme për ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Europian.

Ndeshja do të luhet në Baku të Azerbajxhanit në temperaturën 36 gradë, kushte të vështira këto për një futbollist. Çekia dhe Danimarka vijnë si surpriza në këtë fazë të kompeticionit duke luajtur ditën e sotme gjithçka për të prerë një biletë në gjysmëfinale.

Sfida pritet të jetë e hapur ku nuk përjashtohen surprizat. Ditën e djeshme, trajneri i Danimarkës, Hjulmand, karikoi ekipin e tij duke u shprehur se duhet të fitojnë për Kristian Eriksen i cili do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia.

 

LIVE/ Çeki – Danimarkë 1-2

Shik 49′ / Delanej 5′ , Dolberg 42′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon ndeshja

90+5′ Barak provon me një gjuajtje të fortë fluturimthi, por topi shkon jashtë kuadratit.

90+2′ Çekët janë hedhur përpara në kërkim të golit të barazimit.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

82′ Rast i shkëlqyer për danezët për të vrarë ndeshjen me Malen, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.

81′ Dy zëvendësime edhe te Danimarka, Kristiansen dhe Delanej, i lënë vendin Andersenit dhe Jensenit.

79′ Dy zëvendësime te Çekia, largohen Shik dhe Sevçik, në vendin e tyre Vidra dhe Darida.

78′ Portieri Vaçlik mban në lojë çekinë, duke i mohuar golin Polsenit, i cili lëshoi një predhë në hyrje të zonës, por topi u devijua në këndore.

74′ Vendimtar devijimi i portieri Shmajkëll, që me prekjen e tij, ia heq topin nga koka futbollistit Souçek.

72′ Pranë golit të barazimit Çekia me Jankto, por tentativa e tij u ndal nga Kjaer, i cili devijoi rrezikun në këndore.

70′ Zëvendësim te Danimarka, largohet nga fusha Striger Larsen, vendin e tij e merr Vas.

69′ Danimarka tenton të shënojë golin e tretë me Polsen, por gjujtja e Polsen, ishte e lehtë dhe përfundoi në duart e portierit.

59′ Danimarka kryen 2 zëvendësime, largohen Dolberg dhe Damsgard, në vendin e tyre, Polsen dhe Norgard.

54′ Danimarka has vështirësi të mëdha në këtë start të pjesës së dytë, dominim i frikshëm i Çekisë.

49′ GOOOOL ÇEKIA 1-2/ Ngushtohet diferenca, Patrik Shik gjen rrugën e rrjetës. Pas një harkimi të numrit 6, golashënuesi i  çekëve nuk fal, teksa me një gjuajtje të saktë në afërsi të pikës së penalltisë, e dërgon topin në rrjetë. 

46′ Çekia e nis menjëherë në sulm pjesën e dytë, duke provuar me Krmençik, i cili zuri vendin e Masopust. Gjuajtja e tij u ndal në vështirësi nga Shmajkëll. Gjithashtu te çekët u largua edhe Holesh për t’i lënë vendin Janktos.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ GOOOOOL DANIMARKA 0-2/ Shënojnë sërish danezët me Dolberg! Pas një harkimi nga e majta me të jashtmen nga Mahele, sulmuesi i Nisës, Dolberg, nuk fali brenda zonës, duke shtyrë topin drejt rrjetës. 

34′ Sërish rrezikshëm Çekia, që provon me Holesh fluturimthi brenda zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Shmajkëll.

28′ Sfidë e hapur në Baku, të dy kombëtaret, zgjohen herë pas here, duke ndërtuar aksione sulmuese në portat respektive. Vihet re një tërheqje e danezëve në këto minuta.

22′ Shans i artë për Çekinë mes Holesh, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Shmajkëll, që largoi rrezikun në këndore.

13′ Pranë golit të dytë Danimarka, me Damsgard, por topi nuk pati forcën e duhur për të shkuar në rrjetë.

12′ Kundërpërgjigjet Çekia me Shik, tentativa e tij brenda zonës, devijohet në këndore.

9′ Dominim i frikshëm i danezëve në këto minuta, të cilët kanë mbyllur mbrapa Çekinë. Pavarësish golit të avantazhit, sulmet e rrezikshme vazhdojnë.

5′ GOOOOL DANIMARKA 0-1/ Start spektakolar i danezëve që gjejnë rrugën e rrjetës me mesfushorin Delanej. Pas një harkimi nga këndi, i pashqetësuar brenda zonës, ai ka goditur saktë me kokë, duke tundur rrjetën. 

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

“KJO FITORE…”/ Vëllai i Strakoshës: Te Lazio i kanë borxh Thomasit (FOTO)

F.autor

Romelu Lukaku do të rikthehet andej nga ka ardhur!!!

Sadik.Autor

EPOKA E RE/ Icardi, Martinez e Simeone duhet ta shfrytëzojnë rastin me Argjentinën

Isa.Autor

Leave a Comment