Futboll Premier League Sport

TMERRI SERB/ SHAQIRI flet për herë të parë për mungesën në Beograd. Ja deklarata BEFASUSE

Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë për lënien në shtëpi nga trajneri Jurgen Klopp për ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Liverpool.

Jurgen Klopp kishte befasuar të gjithë me vendimin për të lënë në shtëpi Shaqirin, i cili është lojtari i momentit te Liverpool, gjë të cilën e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit në “Anfield” kundër Fulhamit.

Prejardhja e tij shqiptare dhe fyerjet që do i drejtoheshin atij nga tifozët serbë, kanë shtyrë Kloppin që të heq dorë nga Shaqiri për atë ndeshje. Këtë vendim e ka pranuar edhe Shaqiri, që ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje.

“Atje ishte një atmosferë e nxehtë dhe ka qenë më mirë të qëndroj në shtëpi dhe të përqendrohem vetëm te futbolli”, ka deklaruar Shaqiri. “Isha i gatshëm, qëndrova këtu dhe u stërvita me disa lojtarë të tjerë, por kjo nuk ndryshon shumë. Doja të jepja një përformancë të mirë, por ishte një gjë e mirë”.

Related posts

PO SHKËLQEJNË ME MILAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” nisin nga puna për të blerë dy talentet

Delo.autor

SKANDAL NË GREQI PARA DERBI/ Tifozët e Olympiacos përplasen me policinë dhe “sulmojnë” lojtarët e Panathinaikos (FOTO)

Delo.autor

VJEDHJET JANË KTHYER NË PROBLEM NË ANGLI/ Futbollisti i Premier League blen qen 17 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment