Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ MILANI nuk heq dorë nga IBRA, italianët i bëjnë “dhuratë” suedezit

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë afrimi më i miri i skuadrës së Milanit në merkaton e janarit. Sulmuesi suedez është përfolur shumë se do të largohet nga Los Angelos Galaksi dhe se mund të transferohet sërish te kuqezinjt. Palët janë në diskutim dhe po negociojnë për të transferuar Ibrahimoviçin në Itali. Momentalisht suedezi përfiton 1.3 milion euro nga kontrata e tij, por ka shumë përfitim nga sponsorët.

Milani i ka propozuar lojtarit një rrogë prej 4 milionë euro në sezon, por palët nuk bihen dakort vetëm në një pjesë. Ibrahimoviç kërkon një kontratë për një vit e gjysëm, ndërsa klubi i Milanit i ofron një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi dhe për vitin e ardhshëm. Të dyja palët janë në diskutim dhe gjasat që gjigandi suedez të vesh sërish fanellën e Milani sa vinë dhe shtohen.

Related posts

Thyeu rekordin e madh te Napoli, vjen urimi i Maradonas për Hamsik: Të lumtë, por mos u ndal më!

Q.Autor

Talenti i shumëkërkuar i Ajaxit transferohet te gjiganti i Premier Leagues

Sadik.Autor

ATALANTA-JUVENTUS/ “Kupa e Italisë”: Skuadra që fiton merr biletën për gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment