Futboll Seria A

Lisandro Lopez: Inter, një ëndërr

Lisandro Lopez është shumë i lumtur që i është bashkuar Inter-it.

Qendërmbrojtësi i është bashkuar Zikaltërve në formë huazimi nga Benfica, me një opsion për blerje përfundimtare në fund të sezonit.

“U lumturova që në fillim, shpresoja që kjo ëndërr të realizohej,” shprehet Lopez në një intervistë me tifozët në Facebook, kur pyetet për transferimin e tij.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, e dija që do vija kur agjenti më tha që gjithçka është në rregull.

“Inter është një nga klubet më të mirë në botë, ëndërroja të vija këtu kur isha fëmijë dhe falë Zotit jam këtu.

“Kam qenë shumë i gëzuar në ditët e fundit, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ndihem si në një familje të bukur dhe jam krenar.

“Dua të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat, nuk jemi shumë larg nga vendi i parë dhe shpresojmë të kualifikohemi në Champions League.”

Related posts

GJYSMËFINALJA MILAN-LAZIO/ “Bomberi” Piatek mund të kapë dy skuadra me një…

Delo.autor

Iniesta: Klubi i ri? Për shkak të Barcelonës, nuk do të luaj në Evropë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lautaro del zbuluar: Kam folur me Mesin për tu transferuar tek Barcelona, por…

Delo.autor

Leave a Comment