Futboll Premier League Sport

ZVICRA “lë nam” ndaj organizatorit të Botërorit 2022, XHAKËN dhe SHAQIRIN i pret një rival i frikshëm

Zvicra është turpëruar në shtëpi nga ekipi i Katarit. Helvetët janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1.

Në formacionin e ekipit të Vladimir Petkovic ishte në fushë që nga minuta e parë Granit Xhaka, por ai ishte i pafuqishëm të shpëtonte ekipin e tij nga humbja skandaloze.

Në pjesën e dytë u hodhën dhe Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti, por tifozët në stadiumin “Cornaredo” në Lugano panë si fitues Katarin.

Zvicra luan shansin e fundit për të vazhduar aventurën në Ligën e Kombeve përballë Belgjikës në 18 nëntor.

Related posts

Milan në sulm në merkato, gati të transferojë ish-yllin e Interit

Sadik.Autor

SUPERFUQIA/ Shtatë nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj merkato verore i bëri…

F.autor

“ITALIA ËSHTË FENOMENALE”/ Trajneri Southgate: Ne kemi një detyrë shumë të vështirë përpara nesh, por…

Delo.autor

Leave a Comment