Futboll Seria A Sport

NDESHJA INTER-FROSINONE/ Borja Valero në “regji”, Icardi ruhet për Tottenham

Interi i Luciano Spalletti pret Frosinone e Moreno Longo këtë mbrëmje, në kuadrin e javës së 13-të të Serie A. Zikaltrit janë në vendin e 3-të të renditjes aktuale, me 25 pikë, si rezultat i tetë fitoreve, një barazimi dhe tri humbjeve. Kundërshtari renditet i parafundit, me 7 pikë, teksa ka përshkuar një rrugë me vetëm një fitore deri tani, 4 barazime dhe 7 humbje.

Kapteni Mauro Icardi është golashënuesi i Interit, me shtatë gola në nëntë ndeshje të kampionatit, ndërsa Frosinone ka Camillo Ciano me 3 gola, golashënuesin e vet kryesor. Interi kthehet nga një humbje e rëndë me Atalantën, e cila ndërpreu një seri pozitive prej 7 fitoresh rresht. Frosinone a marrë një fitore dhe 2 barazime në 3 ndeshjet e fundit radhazi.

Inter-Frosinone do të luhet sonte, më 24 nëntor 2018, në orën 20:30, në “San Siro” të Milanos. Ky do të jetë ballafaqimi i tretë mes dy ekipeve në ligën maksimale italiane (Seria A). Sa i takon formacionit, ekzistojnë disa probleme në mbrojtje për Spallettin. Vrsaljko dhe Dalbert janë jashtë, ndërsa Asamoah nuk është në më të mirën e tij, edhe pse ky i fundit është grumbulluar dhe duhet të luajë.

Në mesfushë nuk mund të llogaritet Brozovic, teksa në vend të tij do të luajë nga minuta e parë Borja Valero, me Gagliardini dhe Joao Mario në anët e tij. Dyshime ka në sulm, duke iu referuar angazhimit të menjëhershëm në Ligën e Kampionëve, me Tottenhamin. Trajneri toskan mund të vendosë të lërë pushim kapitenin Icardi dhe të hedhë në sulm Lautaro Martinez. Shanse edhe për Candreva e Keita, në vend të Politano dhe Perisic. Nainggolan duhet ta fillojë nga stoli.

Formacionet e mundshme
INTER-FROSINONE
INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, De Vrij, Asamoah; Gagliardini, Borja Valero, Joao Mario; Politano, Martinez, Keita.
FROSINONE (3-5-2): Sportiello; Goldaniga, Salamon, Capuano; Zampano, Chibsah, Maiello, Cassata, Beghetto; Pinamonti, Ciofani.

Related posts

NGA HISTORIKU, GOLAVARZHI TEK BILANCI/ Ja stastikat e derbit Partizani-Tirana

F.autor

Ajaxi rigjen fitoren me Heerenveenin, dhe shkon -7 nga PSV Eindhoveni

Q.Autor

ANALIZON KRITIKAT E “PLESHTIT” TEK ARGJENTINA/ Simeone: Ja pse dështon ai me kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment