Shqipëri

Tirana barazon me kazakët në miqësoren e parë turke

Eshtë mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e parë miqësore e Tiranës në Antalia, aty ku 24 herë kampionët e vendit po zhvillojnë përgatitoren e dimrit, si shumë skuadra të tjera tonat.

Bardheblutë kanë shënuar në pjesën e parë me anë të Bedri Grecës, në minutën e 15-të, ndërsa skuadra nga Kazakistani, FC Tobol, ka barazuar në pjesën e dytë. Tirana e drejtuar nga Ze Maria ka zhvilluar një lojë të mirë në këtë test të parë miqësor në Turqi, duke patur më tepër mundësi se kundërshtari për ta fituar ndeshjen.

Trajneri Ze Maria u ka dhënë hapësira në pjesën e dytë të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion, për t’i parë në veprim dhe nxjerrë konkluzionet përkatëse teknike. Mungesa e vetme në këtë ndeshje ishte ajo e Michael Ngoo, që nuk u aktivizua për shkak të një problemi në kavilje.

Related posts

SHKODRANËT MARRIN FRYMË/ VLLAZNIA sheh larg, drejtori i klubit “shpëton” financat

Isa.Autor

Tirana-Partizani, një derbi edhe për stadiumin ‘Selman Stermasi’

Q.Autor

Vioresin Sinani kundër bashkisë për problemet e Vllaznisë

Q.Autor

Leave a Comment