Futboll Seria A

Zanetti: Nuk arrita ta nxjerr nga depresioni, kjo është mbase humbja më e madhe në karrierën time

Ishim duke luajtur ndaj Real Madrid, ai shënoi një gol fantastik. I thashë vetes – Javier, ky djalosh është Ronaldo i ri! Ai i ka të gjitha – forcë, tendinë, driblime, shpejtësi, goditje, luftë në ajër…

Adri është nga favela, kjo më shqetësonte. I njihja favelat shumë mirë, në Brazil varfëria është e ngjashme me atë në Argjentinë. E kam parë rrezikun aty pasi bëhesh i pasur menjëherë. Çdo ditë pas stërvitjes e pyesja se ku do të shkonte dhe çfarë do të bënte. Kisha frikë se do të futej në telashe.

Adriano kishte një baba me të cilin ishte shumë i lidhur. Përpara sezonit, në fakt kur po luanim në trofeun TIM, diçka shokuese ndodhi. Ai mori një telefonatë nga Brazili: -Adri, babai ka vdekur…E pashë në dhomë, ai përplasi telefonin dhe filloi të bërtiste. Nuk e imagjinoni dot çfarë të bërtiture. Më rrëqethet mishi kur e kujtoj. Që nga ajo ditë unë dhe Moratti u kujdesim për të sikur të ishte vëllai ynë i vogël.

Ndërkohë ai vazhdonte të luante futboll, ai shënonte gola dhe shihte drejt qiellit për t’ia dedikuar atij. Që nga ajo telefonatë asgjë nuk ishte më e njëjtë.

Ivan Cordoba kaloi vetëm një natë me të dhe tha:

-Adri, je një miks midis Ronaldo-s dhe Ibrahimovic. A e kupton se mund të bëhesh lojtari më i mirë i historisë?

Nuk arritëm ta nxirrnim nga depresioni. Dhe kjo mbase është humbja më e madhe në karrierën time. Akoma më dhemb, isha shumë i pafuqishëm.

 

Related posts

Minimizohen shanset e Australisë, Peruja shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Sadik.Autor

BËN KRAHASIMIN ME BASHKËATDHETARIN E TIIJ/ Benzema: Mos më krahasoni me Giroud, për të jam si…

Delo.autor

ALARM PËR BOMBË/ Messi përjeton tmerrin në aeroport, fluturimi vonohet me dy orë

Delo.autor

Leave a Comment