Futboll Kombëtarja Sport

SHOKOHET SHQIPËRIA/ Goditja e radhës, humbasim SHPRESËN E GOLAVE ndaj Skocisë

Finalja e madhe për Shqipërinë, kundër Skocisë në fundjavë, duhet fituar me çdo kusht për të shmangur rënien nga Liga ku bëjmë pjesë aktualisht. Me 6 pikë bilanci do ishte pozitiv, siç tha dhe edhe presidenti Duka, por për fat të keq prag ndeshja është e mbushur me probleme serioze.

Trajneri Christian Panucci po humbet një nga lojtarë të rëndësishëm, përveç të pezulluarve, ndaj situata është shqetësuese. Mësohet se i fundit që pritet të mungojë në sfidën ndaj Skocisë është Eros Grezda.

Sulmuesi i talentuar, i cili javën e shkuar shënoi 2 gola me Rangers në Skoci dhe dukej në formë perfekte fizike, tashmë do të mungojë për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Që kur ka ardhur në Shqipëri Grezda ka pasur një fashim të dukshëm në pulpë dhe nuk vrapon dot lirisht, ndaj është në dyshim edhe për ndeshjen miqësore kundër Uellsit dhe mund të kthehet në Skoci për t’u kuruar. Grezda ishte realisht shpresa më e madhe për të gjetur golat e humbur, ndërsa tani duhet të mbështetemi fuqimisht te Uzuni, Balaj apo Vrioni.

 

Related posts

E BUJSHME/ Milik pranon transferimin në La Liga! Tani mbetet të bindet Napoli

Delo.autor

VETËM BARAZIM/ Atletico Madrid zhgënjen ndaj Alaves

F.autor

PAS ELIMINIMIT NGA KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta “hakmerret” ndaj Skënderbeut me golin e Bregut në Korçë

Delo.autor

Leave a Comment