Futboll Seria A Sport

DY HERRERA PËR MESFUSHËN/ INTERI kërkon goditjen “low-cost” në merkato (FOTO)

Një Herrera sjell tjetrin… Në kërkim të një lojtari për të përforcuar mesfushën e Luçiano Spaletit, “Corriere dello Sport” ka bërë me dije se Interi është hedhur në sulm për Hektorin e Portos dhe Anderin e Mançester Junajtid. Dy futbollistë me karakteristika të ngjashme, me një aspekt mbi të gjithë: kontratën, të dyve u skadon marrëveshja në qershor dhe duke konsideruar lajmet e fundit asnjëri prej tyre nuk është në raporte të mira me klubin përkatës.

HEKTOR – Kapiteni i Portos duket të jetë i preferuari i drejtuesve zikaltër: ka grintë, karizma, mbulon më shumë se një pozicion në mesfushë, por edhe golat janë një nga “armët” e tij më të mira (së fundmi ka shënuar dy në Champions në përballjet me Lokomotivën e Moskës).

Herrera

Që nga vera e kaluar u ndoq paralelisht me Modriçin dhe shumë shpejt mund të rikthehet në modë. Interit i duhet të ruhet nga Roma, megjithëse ka hedhur baza të rëndësishme për marrëveshjen.

ANDRE – Tjetri, Ander, po zhvillon sezonin e tij të pesë në Mançester dhe ka fituar pjekuri nga “mjeshtri” që po e stërvit, Zhoze Murinjo. Këtë vit po luan pak, një arsye më shumë përse mund të ndryshojë ambient. Ndiqet nga shumë klube (edhe nga Juvja, që pati mundësi ta ndiqte nga pranë disa javë më parë në përballjet europiane me “Djajtë e Kuq”), ndërsa Interi e ka vendosur në majë të listës së prioriteteve.

Herrera-900x444

Duhet thënë që dy vendet në dispozicion për ekstrakomunitarët janë zënë, ndaj për Andrenë ndoshta duhet pritur dhe menduar strategjia e duhur. Ndërsa, Hektori mund të tentohet që në janar.

Related posts

Borussia përmbys Leverkusen në 45 minuta dhe merr kreun e Bundesligës

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Ham-Liverpool. Rezultati 1-3

Delo.autor

“NA LA PA MEND”/ Modelja SEKSI “TËRBON” fansat në Instagram (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment