Futboll La Liga Sport

TALENTI BRAZILIAN/ Arthur: Është e mrekullueshme që XAVI më lavdëron, por…

Braziliani Arthur është një nga zbulimet e Barcelonës në fillim të këtij sezoni futbollistik. Paraqitjet e mira që ka bërë dhe mbi të gjitha aftësia e tij për t’iu përshtatur sistemit të lojës katalanase, e kanë ndihmuar atë të fitojë shumë lavde, duke përfshirë edhe ato nga Xavi Hernández.

“Lavdërimet që kam marrë nga Xavi më japin shumë besim, por duhet të di si të merrem me këto komplimenta. Nuk e turbullojnë kokën time, as më shkaktojnë eufori. I jam mirënjohës familjes sime, e cila më udhëzon gjithmonë, edhe në momentet e vështira.

Natyrisht, jam i lumtur për vlerësimin e të gjithëve në Barcelonë, sepse ky klub është një ndryshim shumë drastik në karrierën time”, – tha braziliani ndërkombëtar, duke folur për “Globoesporte”, nga grumbullimi me ekipin kombëtar.

 

Related posts

U DËMTUA NDAJ CAGLIARIT/ Ja përgjigjet e vizitave mjekësore të mbrojtësit Hysaj

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid kërkon përforcime, ndjek me shumë interes yllin e Juventus-it…

Delo.autor

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment