Futboll Gossip Sport

“ISHA MË E NJOHUR SE AI”/ Rrëfehet ish-bashkëshortja e Hakimit: Botë maskiliste

Fillimisht divorci, më pas surpriza e keqe: Hiba Abouk, ish-bashkëshortja e Hakimit zbuloi se pasuritë e të shoqit ishin të gjitha në emër të vjehrrës së saj, duke iu refuzuar kërkesa për të tërhequr një pjesë të madhe të aseteve të anësorit të PSG-së.

Modelja spanjolle ka pësuar sulme dhe kritika në rrjetet sociale, të cilave ajo ka vendosur t’u përgjigjet. Në një mesazh drejtuar gazetares Maria Patino, e cila e kishte mbrojtur publikisht në rrjetet sociale, Hiba Abouk u përgjigj:

“Përshëndetje, Maria. Është bota e tillë mashkullore dhe e poshtër në të cilën jetojmë. Duke marrë parasysh që kur filluam lidhjen, ai e bëri këtë. Ai po bënte para, por unë isha më e njohur se ai në atë kohë. E mira është që nuk ndikohem nga ato që thonë.

Dua të jem diskrete që nesër dita të mos prek familjen time. Kam besim në drejtësi, që në këtë rast është në anën time” – u shpreh Abouk, avokatët e së cilës kanë kërkuar minimalisht 10 mln euro nga Hakimi, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të marokenit ofrojnë vetëm 2 milionë.

Related posts

ROBEN NDIQET NGA FATI I KEQ/ Ja çfarë i ndodh në ndeshjen e parë pas rikthimit në futboll

Delo.autor

Mesfushori francez snobon PSG, qëndron në Premier League edhe pa Champions

Sadik.Autor

“DIGA E MESFUSHËS”/ Busquets rinovon me Barcelonën me klauzolë të çmendur

Isa.Autor

Leave a Comment