Futboll Premier League Sport

MIQËSORET/ Gjermania teston forcën me Rusinë, Rooney lamtumirë Anglisë ndaj…

Pavarësisht se nuk kanë të njëjtën vlerë si ndeshjet zyrtare, miqësoret janë mjaft të rëndësishme për kombëtaret, për të parë gjendjen aktuale të grupit. Gjermania do të presë në Leipzig Rusinë, që po kalon një periudhë mjaft të mirë, edhe pas Botërorit të organizuar në shtëpi. I vëzhguari kryesor i këtij takimi për “Panzerat” do të jetë padyshim Timo Werner, i cili do të luajë përballë tifozëve të tij në “Red Bull Arena”. Skuadra e Joachim Löw po kalon një moment të vështirë, pasi gjendet në vendin e 3 të Grupit 1, në UEFA Nations League, por gjithsesi, një fitore do të ngrinte lart moralin e ekipit para ndeshjes së fundit me Holandën.

Një tjetër sfidë mjaft interesante do të jetë mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një takim jo dosido për tifozët e britanikëve, të cilët do të shohin për herë të fundit golashënuesin më të mirë në historinë e Kombëtares, Wayne Rooney, me fanellën e “Tre Luanëve”. Pavarësisht se është vetëm një miqësore, amerikanët nuk pritet t’ia bëjnë krejt të thjeshtë skuadrës së Gareth Southgate, që nga ana e saj dëshiron të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen këtë të enjte, Gjermani-Rusi në 20:45 dhe Angli-SHBA në orën 21:00.

Related posts

TITULLARI I INTERIT PRANË LARGIMIT/ Zikaltërit kanë gati zëvendësuesit

Delo.autor

Mesfushori i Portos është ideja e fundit e Interit, portugezët kërkojnë 30 milion euro

Isa.Autor

E ARDHMJA E CR7-ËS/ Xheorxhina Rodriguez zbulon lajmin e bujshëm. Ja çfarë do të ndodhë me ylli portugez

Delo.autor

Leave a Comment