Futboll Seria A

Ish-ylli i Juventusit: Mjaft e krahasuat Dybalan me Messin, askush s’është si ai

Ish-mesfushori i Juventusit, Michael Laudrup, u ka bërë thirrje njerëzve të ndalojë së krahasuari Paulo Dybalan me Lionel Messin, duke insistuar se kjo gjë nuk i sjell dobi yllit të Juventusit.

Dybala është krahasuar me superyllin e Barcelonës, por Laudrup mendon se nuk është e drejtë të krahasosh ndonjë lojtar me njërin prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, transmeton Express.

“Ai është talent, por problemi mendoj se qëndron në atë se ai vjen nga Argjentina. Dhe ai është lojtari i radhës për të cilin njerëzit kanë qejf të thonë se mund të jetë Messi i ri. Por, jo, nuk ka Messi tjetër tani. Duhet të presim për ta parë Messin tjetër, edhe pse unë mendoj se nuk do ta shoh një Messi tjetër në jetën time”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij Dybalas nuk i bën dobi krahasimi me Messin.

“Nuk mendoj se i bën dobi krahasimi me Messin, sepse ai nuk është si Messi. Është shumë i talentuar por jo nuk është Messi”, shtoi ai.

Related posts

LAJM I MADH NGA GJERMANIA/ Lewandowski goditi me grusht Koman në stërvitje, zbulohet arsyeja

Delo.autor

MILAN-PARMA/ Ndizet sfida në “San Siro”, realizohen dy gola të shpejtë për dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Ky është transferimi i parë ‘bombë’ i Realit në janar

Delo.autor

Leave a Comment