Të tjera

(VIDEO) Dana White sfidon McGregor në kafaz, ja kush e fiton duelin

Conor McGregor, i konsideruar si sportisti më i madh i arteve marciale mikse, konfirmoi sot se e ka merituar këtë vlerësim, teksa ka treguar aftësitë e tij edhe në një video-game në “playstation”.

Dhe përballë tij ka qenë presidenti i UFC-së, Dana White, që e humbi duelin me kampionin e botës. McGregor ka “luajtur” me veten e tij, ndërsa White kontrollonte një tjetër ikonë të këtij sporti, Jose Aldo.

Nuk dihet ende se kur është zhvilluar kjo përballje, kohë më parë apo ditët e fundit, kur marrëdhënia mes tyre është ashpërsuar disi, pas deklaratës së Dana White se do t’i heqë titullin irlandezit.

Kjo përballje është fituar nga McGregor, me “KO” në raundin e parë, por Dana White ka rezistuar në kafaz më shumë se sa vetë Jose Aldo, që sfidën e vërtetë ndaj McGregor e humbi për 13 sekonda.

Related posts

Te Mercedes të bindur: Do të jemi sërish protagonistë

Q.Autor

FSHV zbulon datat, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë më 2-4 mars

Q.Autor

FORMULA 1/ Ross Brawn: Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës

Delo.autor

Leave a Comment