Të tjera

Ten Brinke dhe Toby Price triumfojnë në etapën e 11-të të Rally Dakar

Etapa e 11 e Rally Dakar u mbyll me fitoren e Ten Brinkes në kategorinë e makianve.

Piloti holandez i Toyota Gazoo Racing i përshkoi 797 km e kësaj etape me kohën 4 orë 10 minuta e 54 sekonda, duke regjistruar fitoren e tij të parë në karrierë në një etapë speciale të Rally Dakar.

Në vendin e dytë u rendit francezi Despres me Peugeot me 4 minuta e 35 sekonda më shumë, ndërsa i treti u pozicionua spanjolli Carlos Sainz edhe ky me Peugeot, me 4 minuta e 40 sekonda më shumë se Ten Brinke.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme, ajo vazhdon të kryesohet nga Sainz i shkëputur me mbi 50 minuta nga vendi i dytë, i mbajtur nga Peterhansel, ndërsa në vendin e tretë është Nasser al-Attiyah.

Në kategorinë e motorëve triumfoi Toby Price. Piloti australian i Red Bull KTM e fitoi etapën e 11 të Rally Dakar me 4 orë 1 minutë e 33 sekonda, i ndjekur në vendin e dytë nga argjentinasi Kevin Benavides me 1 minutë e 38 sekonda më shumë, ndërkohë që vendi i tretë i takoi Antoine Meo me 6 mminuta e 31 sekonda më shume se Price.

Në renditjen e përgjithshme, Walkner vazhdon të kryesojë edhe pse etapën e 11 e mbylli në vendin e pestë. Kevin Benavides është i dyti me 32 minuta më shumë, ndërsa i treti është pikërisht fituesi i etapës së 11, Toby Price. /TCH/

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në Hungari, por Vettel dominon në pistën me shi

Delo.autor

‘Vazhdo të luftosh Michael’, mesazhi në 49-vjetorin e legjendës së F1

Q.Autor

E PABESUESHME/ Përjashtohen Khabib dhe McGregor! Ja çfarë vendosi sot Komisioni Sportiv

Isa.Autor

Leave a Comment