Futboll Shqipëri Sport

“MENUJA E MERKATOS” ËSHTË GATI/ Partizani i ka IDETË e qarta, hidhet në sulm

Ekipi i Partizanit i ka idetë e qarta për merkaton e janarit dhe nuk ka shumë dyshime! Kanë nevojë për sulmues dhe po shohin të gjitha mundësitë. Kanditaturat e preferuara mbeten nga Ballkani, pasi futbollistët mund të përshtaten më shpejt me klimën dhe futbollin tonë.

Drejtuesit po punojnë shumë për sulmin, ku përveç dy alternativave të përfolura për Vasil Shkurtajn dhe Michale Ngoo-në, ka dhe emra të tjerë në listë. Arritja te Shkurtaj është e vështirë, pasi duhen paguar para për kartonin e tij, ndërsa për anglezin është disi më e lehtë. Me afrimin e gjigantit të sulmit, “demat e kuq” i bëjnë nder rivalëve të kryeqytetit duke i larguar një barrë të rëndë ekonomike mbi shpatulla.

Nga krahu tjetër, zyrtarët e kuq kanë marrë propozime të ndryshime lojtarësh nga mbrojtja në sulm. Krahu i djathtë mbetet “gjahu i preferuar”, pasi Ibrahimi nuk konsiderohet një lojtar i pazëvendësueshëm, ndërsa Statovic, pse ka një Statovci? Rivali i “Labit” është harruar me ekipin e dytë dhe për momentin nuk shihet kontigjent për skuadrën e parë. Në sulm, të kuqtë do të mundohen të gjejnë një futbollist të mirë, pasi Hebaj nuk ka bindur, ndërsa Mensah ka shfaqur disa anë karakteri që nuk i kanë pëlqyer kryeqytetasve!

 

Related posts

Rummenigge në sulm: UEFA s’ka treguar vullnet me Fair Play-n Financiar

Q.Autor

Man City- Huddersfieldit/ Aguero dhuron spektakël dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Cristiano Ronaldo: 300 gola në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment