Futboll Kategoria Superiore Sport

Kukësi gëzon tifozët e paktë, fiton vëllazëroren me Lirinë e Prizrenit

Kukësi është rikthyer në shtëpi dhe ka fituar me Lirinë e Prizrenit me rezultatin 1-0. Pas 178 ditësh, kuksianët rikthehen të luajnë një sfidë në stadiumin e tyre “Zeqir Ymeri”. Ekipi verilindor ka vuajtur “migrimin” këtë sezon, pasi Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka licencuar impiantin e verilindorëve që është amortizuar shumë.

Trajneri Armando Cungu dhe të besuarit e tij e përdorën këtë sfidë për të mos humbur ritmin e ndeshjeve. Numri një i stolit në sfidën kundër miqve nga Prizreni hodhi një formacion interesant në fushë, një pjesë e titullarëve të zakonshëm, ndërsa pjesa tjetër që nuk kanë marrë shumë minuta. Nga minuta e parë në portë ishte Maloku, mbrojtja e përbërë nga Cuculi, Krasniqi në qendër, Maliki dhe Zguro nga krahët.

Mesfusha e përbërë nga Dzaria dhe Limaj, ndërsa më të avancuar Kalaja, Et’hemi, dhe Çyrbja. I vetëm në majë të sulmit luajti Dino Spehar. Takimi u vendos nga goli i Et’hemit në pjesën e parë të sfidës. Rezultat që mbeti në fuqi gjatë gjithë lojës. Pavarësisht se ndeshja u zhvillua për të kënaqur tifozët kuksianë, pjesëmarrja la sërish për të dëshiruar, pasi nuk kishte shumë ndjekës.

Related posts

Boateng i thotë jo ekipit spanjoll, ja ku do të luaj ganezi sezonin e ardhshëm…

Sadik.Autor

U PËRFOL SE KISHTE MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT/ Ylli i Milanit del në stërvitje me grupin, befason me vendimin

Delo.autor

FITER BAJRAMI/ Shikoni gjestin e veçantë të lojtarëve të Kukësit para ndeshjes ndaj Apolonisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment