Futboll Futboll Seria A

I PAMBROJTUR/ Juventus e ka ëndërr, Ronaldo nuk e do në ekip

Isco Alarcon ishte dhe është një ëndërr e vjetër për Juventus-in. Spanjolli ishte vetëm një hap larg për të firmosur me bardhezinjtë gjatë kohës kur luante për Malaga-n, por ndërhyrja e Real Madrid, bëri që spanjolli të mbetej një ëndërr për bardhezinjtë.

Tani që situata në Madrid ka ndryshuar, largimi i tij është më se i mundshëm. Një mundësi që italianët e kanë në shqyrtim, por që ka një problem.

Sipas “Don Balon”, në fakt, marrëdhënia mes CR7 dhe Isco-s te Real Madrid mund të ishte gjithçka përveçse e afërt dhe portugezi nuk do të donte t’i hapte dyert në skuadrën e tij të re.

Për më tepër, gazetari spanjoll Eduardo Inda, ka thënë se: “Isco është i pambrojtur në këtë situatë. Tani nuk ka as mbështetjen e ekipit dhe as të klubit”.

“Besoj se nuk do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm, më parë kishte mbështetjen e ekipit ndërsa tani nuk ka askënd. Thonë se është mbi peshë”.

“Problemi i Isco-s është se është përballur me të gjithë lojtarët me peshë të ekipit. Nëse nuk ka mbështetjen e ekipit dhe të klubit, nuk ka pse të qëndrojë në Madrid,” paralajmëron gazetari Eduardo Inda.

Related posts

Heynckes: Besimi mund të lëvizë edhe malet, të përsëritim vitin 2013!

Sadik.Autor

DEBRECEN-KUKËSI/ Trajneri Gjoka zgjedhur më të mirët në këtë përballje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Pas Kamara, Teuta synon edhe “vëllain binjak”, Sidibe drejt Durrësit

Isa.Autor

Leave a Comment