Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ 7 klubet e Serisë A kërkojnë largimin e presidentit të federates italiane, ja arsyeja…

Sipas prestigjiozes italiane “Il Sole 24 Ore” shtatë klube të Serisë A kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të federatës italiane të futbollit, Paolo Dal Pino.

Kërkesa është dërguar në formën e letrës zyrtare, nismë të cilës i janë bashkangjitur dhe klube të mëdha përfshirë Interin, Juventusin, Napolin, Lacion, Veronën, Fiorentinën dhe Atalantën. Në letrën e shkruar janë shfaqur akte mosbesimi për presidentin e federatës, duke e akuzuar për abuzim me fondet dhe të drejtat televizive.

Krisja me Dal Pinon pati një pikënisje që vitin e kaluar, ku shkak u bë mbyllja e stadiumeve, gjë e cila i solli ekipeve italiane dëme të mëdha financiare. Nuk dihet se si do të shkojë situata , por krisja e parë ka ndodhur dhe në vazhdim priten të reja të tjera.

Related posts

Festa e titullit, Skënderbeu përgatit dekor special për 23 majin

Sadik.Autor

MBLEDHJA E ÇUDITSHME TEK BARCELONA/ Fati i një Kampioni Bote u vendos me lot dhe përqafime

Delo.autor

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Lukaku nuk grumbullohet në ndeshjen kundër Inter, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment