Futboll Seria A Sport

NUK KA VEND PËR RONALDON/ Formacioni më i mirë për 12 javët e para në Itali

Kampionati italian, ashtu si të gjitha ligat e tjera botërore, është ndërprerë për t’i lënë vend kombëtareve, ndërsa kjo pauza shfrytëzohet edhe për të bërë bilancet e para, pasi është luajtur thuajse 1/3-ta e sezonit.

Kështu gjatë ditës së sotme është publikuar edhe formacioni më i mirë i kampionatit, për këtë pjesë të parë prej 12 javësh, të zhvilluar deri tani, ndërsa ashtu siç edhe pritej, dominojnë futbollistët e Juventusit.

Plot 4 pjesëtarë të skuadrës së Allegrit janë bërë pjesë e 11-shes më të mirë të Serisë A, ndërsa nuk mungojnë as 3 futbollistë të Napolit, pro surprizat e vërteta të këtij formacioni, janë portieri dhe sulmuesi kryesor.

Kështu si mbrojtësi më i mirë i katërkëndëshit, është vlerësuar portieri i Parmës, Luigi Sepe, ndërsa në majë të sulmit, polaku i Genoas, Krysztof Piatek, i cili kryeson edhe listën e golshënuesve.

Related posts

“DO ANALIZOJMË GABIMET TONA”/ Flet trajneri Lerda pas humbjes: U përpoqëm të rikuperonim, por…

Delo.autor

“DISTANCIMI SOCIAL”/ Postimi mitik i kampionit Usain Bolt për luftën ndaj COVID-19 (FOTO)

Delo.autor

Tony Bellew: Ndaj Haye, fitore me çdo kusht

Sadik.Autor

Leave a Comment