Europa League Futboll

CSKA-Arsenal, londinezët nuk kanë fituar kurrë në Rusi

Arsenal është me një këmbë në gjysmëfinalet e Europa League pas fitores 4-1 të marrë në ndeshjen e parë kundër CSKA-së së Moskës. Londinezët kanë shënuar katër gola në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në “Eimrates” dhe janë mjaftuar duke mbrojtur avantazhin në të dytën.

Kështu, vendasit kanë një detyrë të pamundur para tyre. Duke shumë e vështirë që CSKA të vërë në vështirësi, ose në dyshim, kualifikimin e “Topçinjve” në gjysmëfinalet e Europa League. Rusët kanë kaluar në Europa League pasi kanë zënë vendin e tretë në fazën me grupe të Champions League. Ata kanë eliminuar Cervena Zvezda në 1/16-at e kompeticionit dhe më pas kanë befasuar Lyon në 1/8-at.

Ndërkohë, fitorja 4-1 e marrë në ndeshjen e parë, ka qenë e para për Arsenal kundër CSKA-së në tri takime. Ai i mëparshmi ka qenë në fazën me grupe të Champions League, në sezonin 2006/07. CSKA fitoi 1-0 në shtëpi dhe mori një barazim pa gola në Londër.

Kjo do të jetë vizita e pestë e Arsenal në tokën ruse dhe ata nuk kanë fituar në asnjë nga katër vizitat e mëparshme. Për sa i takon CSKA-së, ata kanë marrë 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje në 9 ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër ekipeve angleze.

Related posts

TËRMETI/ “Dhuro për Shqipërinë”, fitimet e ndeshjes Burreli-Peqin do të shkojnë për banorët e prekur (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona dhe Bayern Munich përplasin “brirët”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

KËRKOHET NGA MILAN DHE JUVENTUS/ Marotta: Është një lojtar premtues, duam ta marrim në ekip

Delo.autor

Leave a Comment