Basketball Të tjera

GOLDEN STATE NË KAOS/ Curry edhe 10 ditë pushim, Green pezullohet pa afat

Situata te skuadra e Golden State nuk është aspak e mirë dhe humbja e thellë që kampionët e Warriors pësuan sot ndaj Houston në ndeshjen e radhës në NBA (86-107) është një tregues i problemeve që po kalon ekipi i trajnerit Stephen Curry. Probleme që nuk ndodhin vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Pas sherrit që Durant dhe Green patën në humbjen ndaj Clippers në kohën shtesë 3 ditë më parë ka ardhur masa e parë për një nga dy lojtarët e përfshirë në këtë incident. Drejtuesit e klubit kanë pezulluar pa afat Drymond Green, që mësohet se ka kërcënuar Durant: “Titullin kampion e fitojmë edhe pa ty”.

Kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve, që kanë lënë “pushim” lojtarin, që ka munguar në dy takimet e fundit dhe është gjobitur me 120 mijë dollarë.

Problem tjetër është mungesa e kapitenit Stephen Curry, që duhej të mungonte vetëm dy ndeshje pas dëmtimit, por në fakt shkoi në 4 numri i takimeve ku nuk luan. Dhe mungesa e tij pritet të zgjasë edhe 10 ditë të tjera, pasi vështirë se do ta shohim lojtarin lider të Warriors deri më datën 23 nëntor.

E sigurtë është që lojtari do të humbasë edhe 4 ndeshje të tjera (ndaj Dallas, San Antonio, Oklahoma e Portland) dhe pritet që Curry të rikthehet në ndeshjen ndaj Sarcamento. Përgjigjja përfundimtare do të vijë pas një kontrolli tjetër me resonance magnetike i kaviljes së dëmtuar. Curry ka vendosur që të jetë pranë skuadrës dhe do të qëndrojë në stol në të gjitha takimet që do të luajnë kampionët e NBA-së.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vogëlushja e Olimpiadës eliminohet që në start, fiton Djokovic

Delo.autor

GARAT E SHPEJTËSISË/ Pse asnjë femër nuk merr pjesë te Formula 1?

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Kur shoh Mick në pistë më kujtohet babai i tij, Michael

Delo.autor

Leave a Comment