Shqipëri

Kupa e Shqipërisë/ Gjoka: Nuk jemi mirë, ndaj Tiranës luajmë për gjithçka

Vllaznia është në ditët e saj më të vështira dhe këtë e pranojnë të gjithë. Trajneri Ernest Gjoka është në pozita të vështira, pasi rezultatet negative po shoqërojne ekipin nga ndeshja në ndeshje. Në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit shkodran, Gjoka ka folur për sfidën ndaj Tiranës për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Ai ka treguar se ndeshja është e vështirë për ekipin por në skuadër ka dëshirë për t`a fituar këtë ndeshje dhe për t`u kualifikuar. Skuadra në fakt ka probleme edhe me dëmtimet e disa futbollistëve megjithatë do provohet gjithçka.

– Profesor, si është situata në skuadër në prag të ndeshjes me Tiranën?

Situata sigurisht nuk është më e mira e mundshme dhe prej vetë rezultateve që kemi, por po mundohemi që të ruajmë qetësinë për të parë përpara dhe në prag të ndeshjes së Kupës, jemi në një moment jo të mirë sa i takon pjesës së lojtarëve sepse kemi shumë dëmtime dhe sidomos në repartin më problematik, siç është mbrojtja.

-Kush është i pamundur për këtë takim?

-Kemi dëmtime si Pjeshka e Bardulla që na mungon edhe në Vlorë por atyre u është shtuar edhe Marku e Atsina të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Flamurtarin.

– Me çfarë objektivi do futet skuadra në fushë?

Ne do të hyjmë në fushë për të kërkuar gjithçka, edhe pse është e vështirë. Ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka për kualifikimin.

Kundërshtari vjen i motivuar për kualifikim, si do ta përballoni?

Sigurisht që kundërshtari vjen i qetë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën për të arritur qëllimin dhe pse nuk është e lehtë. Por ne do ta kërkojmë deri në fund rezultatin.

Për t’u kualifikuar, Vllaznisë i duhet të shënojë tre gola dhe të mos pësojë. Si do ia dilni?

E kuptoj që duhen tre gola dhe jam i qartë për shkallën e vështirësisë por ne do ta provojmë dhe kjo është dëshira e të gjithë skuadrës për të kërkuar fitoren.

-Formacioni, a do të ketë ndryshime për këtë ndeshje?

Kemi ndryshim në mbrojtje për shkak të dëmtimeve dhe ndoshta mund të lëmë në stol një nga mesfushorët për t’i dhënë pak oksigjen dhe për fundjavë ku na pret një ndeshje akoma edhe më e rëndësishme, ajo për kampionat me Kamzën.

Related posts

Skënderbeu nis stërvitjen, të hënën miqësorja e parë ndaj Bursaspor në Antalia

Q.Autor

Formacionet zyrtare/ Testi i së vërtetës për Kamzën, Partizani e nis me Trashin në mbrojtje

Q.Autor

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Isa.Autor

Leave a Comment