Futboll Shqipëri Sport

KUPA E SHQIPËRISË PËR MOSHAT/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të U-17 dhe U-19

Janë luajtur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19, ku janë përcaktuar tashmë edhe 16 skuadrat çerekfinaliste.

Në ndeshjet e grup-moshës U-17, Durrësi 04 siguroi kalimin për në tetëshe, pasi mundi me rezultatin 3-0 Shkëndijën e Tiranës, ndërsa sfida tjetër Akademia e Futbollit – Teuta u mbyll në barazim 1-1. U deshën gjuajtjet nga penalltitë për të shpallur fituesin, me ekipin durrsak që triumfoi 5-3 dhe kaloi në turin tjetër.

Në grup-moshën U-19, Shkëndija e Tiranës u kualifikua pasi mundi me rezultatin 4-0 Apoloninë e Fierit, kurse sfida tjetër Akademia e Futbollit-Butrinti nuk u zhvillua, pasi ekipi i Butrinti nuk u paraqit. Kësisoj, ndeshja u fitua në tavolinë nga Akademia e Futbollit që kalon në turin tjetër.

REZULTATET KUPA E SHQIPËRISË
U-17
Shkëndija Tiranë – Durrësi 04 0-3
Akademia Futbollit – Teuta 1-1 (3-5 me penallti)

U-19
Shkëndija Tiranë – Apolonia 4-0
Akademia Futbollit – Butrinti (nuk u paraqit Butrinti)

Me përfundimin e ndeshjeve, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë edhe kalendarin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19, sipas skemës së paracaktuar tashmë të këtij turneu.

Mbeten ende për t’u përcaktuar datat dhe oraret e sfidave që do t’u hapin rrugën edhe ekipeve gjysmëfinaliste për të dyja grup-moshat.

SHORTI

ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-17

Durrësi 04 – Tirana

Internacional- Vllaznia

Apolonia- Brians

Football Republic -Teuta

ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-19

Partizani- Akademia e Futbollit

Bylis – Internacional

Tirana – Shkëndija Tiranë

Football Republic – Besa

Related posts

JO VETEM RONALDO DHE MESSI/ Gola spektakolar shënojnë edhe mbrojtësit (VIDEO)

Isa.Autor

Lamtumirë Tottenham, Erik Lamela mund të kthehet në Serie A

Sadik.Autor

“DO TË SHIHNI KAUBOJSIN MË TË MIRË NË HISTORI”/ Cerrone: Conor McGregor flet shumë gomarlliqe…

Delo.autor

Leave a Comment