Futboll Seria A Sport

TALENTI PREMTUES/ INTERI dhe ARSENALI në garë për “Materazzin e ri”

Inter dhe Arsenal raportohet se janë duke kryesuar garën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Atalanta-s Gianluca Mancini, i cili konsiderohet si Marco Materazzi i ri. Mbrojtësi ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit të Serie A, përfshi këtu ndaj Inter në fitoren 4-1 të Atalantas.

Ai së fundmi ka rrëfyer se e gjithë familja e tij mbështet Inter-in dhe se ka një tatuazh me numrin e fanellës së Materazzi-t pasi fituesi i Kupës së Botës është idhulli i tij.

Sipas Tuttosport, Atalanta nuk ka ndërmend ta shesë 23-vjeçarin në janar, por mund të fillojë bisedimet për një transferim të mundshëm në verë.

Inter është favorit duke parë që do të ishte preferenca e parë e lojtarit, por Arsenal është gati t’i shpallë luftë për firmën e talentit italian.

Related posts

“NUK JAM LARGUAR KURRË”/ Ibrahimovic mesazh dashurie tifozëve kuqezi

F.autor

KATAR 2022/ Nga Kafu te Mateus, ja kush do t’i tërheqë sot goglat e shortit të Botërorit

F.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ Nuk ka më dyshime, DITMAR Bicaj zgjedh ekipin e ri (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment