Futboll Shqipëri Sport

Grezda: Penalltia vendosi ndeshjen, por kemi humbur të gjithë

Mesfushori Eros Grezda foli për mikrofonin e “RTSH” pas humbjes me Skocinë ku u shpreh:

Çfarë ndodhi realisht? Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. U prish loja shumë shpejt. Morëm një karton të kuq, pastaj morëm një penallti që nuk dua ta komentoj. Nuk është e lehtë që të jepet një penallti e atillë në shtëpi. 11-metërshi vendosi gjithçka. Vuajtëm në pjesën e dytë. Ramë fizikisht. Pësuam edhe 2 gola të tjerë që nuk di si ti komentoj.

Çfarë iu ka thënë Panucci në dhomat e zhveshjes?

Tha që nuk duhet ta ulnim kokën. Ishim shumë nervozë në dhomat e zhveshjes. Tha që dua të shqetësohemi.

Koret kundër Panuccit?

Jemi 11 lojtarë në fushë. Përgjegjësitë i mbajmë të gjithë. Kemi humbur të gjithë. Kështu është futbolli.

Kartoni i verdhë?

Isha shumë i tensionuar. Nuk është e lehtë të humbësh 4-0 në shtëpi.

 

Related posts

Goli i Milot Rashicës surprizon edhe UEFA-n, ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare (VIDEO)

Isa.Autor

MAHREZ E BËN DRAMË/ Nuk ka fitues mes Liverpoolit dhe Man City, ndeshjen e fiton Chelsea

Isa.Autor

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

Leave a Comment