Futboll La Liga Sport

VENDOS QËNDRIMIN NË MADRID/ Griezmann: Refuzimi i BARCELONËS ka qenë i vështirë

Antoine Griezmann e ka pranuar se ka qenë e vështirë për të refuzimi i ofertës së Barcelonës gjatë verës, mirëpo përkrahja e Atletico Madridit e ka ndihmuar atë që të vazhdojë qëndrimin.

Francezi ka qenë i lidhur me një kalim të tij në “Camp Nou”, mirëpo në fund ai vendosi qëndrimin në Madrid.

Barcelona i ofroi 100 milionë euro për të, mirëpo ylli francez nuk pranoi kalimin.

“Është shumë e vështirë ta refuzosh Barcelonën”, ka thënë Griezmann.

“Mirëpo jam te klubi ku ndihem i rëndësishëm, dhe ku ata ndërtojnë një projekt rreth teje”.

Griezmann ka shënuar gjashtë gola deri më tani në La Liga, me Atletin në pozitën e tretë në renditje, një pikë më pak se Barcelona në krye.

Related posts

Lazio gjen zëvendësuesin e Strakoshës, nesër bëhet zyrtarizimi

Isa.Autor

SUPERIORJA E IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Tifozët e Tiranës “tallen” me rivalët: Ja distancimi social!

Delo.autor

“FITORJA ËSHTË DETYRIM NDAJ BESËS”/ Sulmuesi i Flamurtarit: Në Kategorinë e Parë luhet futboll i fortë

Delo.autor

Leave a Comment