Futboll Sport

E FRIKSHME/ Ndërhyrja e rëndë e CAVANIT ndaj NEYMAR shkakton polemika (VIDEO)

Edison Cavani shkaktoi një faull duke ndërhyrë në mënyrë mjaft të rrezikshme ndaj Neymar në miqësoren mes Brazilit dhe Uruguait.

Kjo ka shkaktuar jo pak polemika, duke qenë se po komentohet si një ndërhyrje e qëllimshme për ta dëmtuar dhe që Cavani të ketë më shumë hapësirë te PSG-ja.

Megjithatë, vetë Cavani u shpreh se ajo ndërhyrje ishte e paqëllimshme dhe se gjithçka mbetet në fushë.

Në një linjë me sulmuesin uruguaian, është edhe talenti francez, Kilian Mbappe i cili pranon se klubi është diçka tjetër dhe se nuk ka probleme mes futbollistëve.

“I dërgova Neymarit videon kur Cavani i shkaktoi atë faull dhe nisi të qeshte. Është normale që të ketë tension kur ka ndeshje kombëtaresh, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shënojnë gola bashkë dhe nuk do të përqafohen sërish. Klubi është diçka tjetër”, u shpreh Mbappe.

 

Related posts

ISH TRAJNERI LEGJENDAR/ Alex Ferguson zgjedh mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt kampionin e Anglisë

Delo.autor

I THEU REKORDIN/ Maradona ka një mesazh special për Dris Mertens (VIDEO)

Delo.autor

Messi driblon basketbollistët, lojtarët e futbollit amerikan dhe qenin e vet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment