Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juve futet në garë për Herreran

Juventusi është futur në garë për mesfushorin meksikan të Portos, Hector Herrera.

Raportet në Portugali thonë se 28-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me klubin portugez, dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Arsenali, Milani dhe Roma janë skuadrat tjera që interesohen për shërbimet e Herreras.

Mirëpo Juventusi nuk dëshiron ta transferojë lojtarin në janar por në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Në 17 paraqitje të tij në të gjitha garat e këtij stinori me Porton, ai i ka shënuar tri gola, dhe ka bërë një asistim.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Delo.autor

“M’U DUK SE ISHIN SHQIPTARË”/ Di Natale rrëfen grabitjen nga 5 persona të armatosur

Delo.autor

DERBI I MERKATOS INTER-JUVENTUS/ Dy klubet gati shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

Leave a Comment