Futboll Premier League Sport

E RRALLË/ Lukaku përdor këngën e Jay Z për të treguar se është një “djall” i vërtetë (VIDEO)

Teksa bashkëkombësit e tij te Belgjika kanë pësuar një humbje të turpshme ndaj Zvicrës në Nations League ditën e diel, Romelu Lukaku ishte në studio duke praktikuar një tjetër formë arti.

Sulmuesi i Manchester United ka kënduar këngën e famshme të Jay Z “D’Evils”, e cila ka qenë pjesë e albumit të parë të rapperit amerikan Reasonable Doubt.

Kënga i përshtatet edhe me ekipin aktual, pasi United ndryshe thirret Red Devils (Djajtë e Kuq).Në videon më poshtë, Lukaku ka recituar pjesën e parë të këngës së Jay Z, e cila ka dalë në vitin 1996.

Megjithëse ngatërrohet në disa momente, Lukaku nuk është keq dhe mund të konsiderojë një karrierë në rap nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë keq për të në Premier League.

Lukaku kohët e fundit ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Related posts

DEL KUNDËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Agjenti i Gareth Bale: Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe…

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Luftëtari lë Dejvi BREGU-n në stol, Ventspils me një shqiptar në fushë

Isa.Autor

TURI I FORCËS/ 5 ndeshje në 16 ditë, muaji prill vendimtar për Interin

F.autor

Leave a Comment