Futboll Seria A Sport

GATTUSO NË ANKTH/ Probleme për MILANIN, ja çfarë ka ndodhur me HIGUAININ

Gonzalo Higuain nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen që Milan do të luajë nesër në mbrëmje kundër Betis, e vlefshme për javën e katërt të Europa League. Argjentinasi, në fakt, nuk është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Gattuso.

Goditja e marrë në kurriz në Udine e ka detyruar të braktisë atë fushë, që duket se nuk i sjell shumë fat. Në fakt, i ka ndodhur edhe kur luante me Napoli-n, por atëherë u larguar nga ndeshja për shkak të një kartoni të kuq. Po kush do ta zëvendësojë atë kundër Betis? Do të jetë Cutrone ai që do të udhëheqë sulmin, i ndihmuar nga Suso dhe Calhanoglu nga krahët.

Ndeshje me spanjollët do të jetë vendimtare për ecurinë e Milan në Europa League. Kuqezinjtë janë në vendin e dytë me 6 pikë dhe ndiqen nga Olympiakos me 4. Grekët, në rast fitoreje dhe një humbjeje të milanezëve do të parakalonin Milanin.

Formacionet e mundshme
Betis (3-5-2): Lopez; Mandi, Bartra, Sidnei; Barragan, Lo Celso, Carvalho, Canales, Junior; Loren, Sanabria.
Milan (4-3-3): Reina; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessiè, Bakayoko, Bertolacci; Suso, Cutrone, Calhanoglu.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS/ Skuadrat mësojnë rivalët, CR7 mund të sfidojë Realin. Ja të gjitha çiftet deri te finalja

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Kukësi. Starton pjesa e dytë.

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Liverpool. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment