Futboll Premier League Sport

SKANDALOZE/ LEGJENDA e futbollit rrezikon BURGUN, akuzohet për NGACMIM SEKSUAL

Legjenda e futbollit anglez Paul Gascoigne akuzohet për ngacmim seksual. Policia britanike deklaron se 51-vjeçari ka prekur një pasagjere në trenin e linjës York-Durham në datën 20 gusht 2018. Ai kërkohet të paraqitet në gjyq pas një muaji.

Vetë ish-mesfushori i Anglisë, Tottenhamit, Lazios, Glasgoë Rangersit ka reaguar në Tëitter i prekur nga ky lajm.

“Është në rregull. Jam vetëm i mërzitur sepse unë i respektoj të gjitha femrat. Kam një nënë, 2 motra, 2 mbesa, një mbesë dhe përse paskam bërë një ngacmim seksual? I kënaqur që çdokush që më njeh e di se nuk është e vërtetë”, shkruan “Gazza”.

Gasgoigne ka qenë njëri prej futbollistëve më të talentuar të Anglisë në vitet ’90. Ai u kthye në ikonën e “Tre Luanëve” falë paraqitjeve në Kupën e Botës 1990 dhe kampionatin europian 1996. Jeta e tij ka qenë e dominuar nga skandalet për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurave të tij, abuzimet me alkoolin dhe drogën.

Related posts

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI AZERBAJXHAN/ Sabien Lilaj: Rikthehem tek Skënderbeu nëse…

Delo.autor

SPORTISTI SHFRENON FANTAZINË/ Atleti pret finishin në mënyrë të PABESUESHME duke…(VIDEO)

Isa.Autor

Ka fituar 3 Champions League, Inter kërkojë të rikthejë ish-mesfushorin

Isa.Autor

Leave a Comment