Boks Sport

E BUJSHME/ KHABIB dhe McGREGOR do të ngjiten në ring? Ekziston një mundësi…

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor mund të përballen sërish, por jo në ringun e UFC-229. Babai i kampionit rus të arteve marciale, Abdulmanap u shpreh për mediat e huaja se beteja mes të dyve mund të ndodhë vetëm në ringun e boksit.

“Nëse do të kemi një duel të dytë me Conor në ring, me rregullat e boksit, jemi gati. Kjo është një sfidë që na intereson. Khabib tregoi se është ndër më të mirët në artet marciale mikse dhe këtë gjë mund ta tregojë edhe në ring, pasi i ka aftësitë për të qenë kampion edhe në një duel boksi. Gjithsesi, këtë le t’ia lëmë kohës”, deklaroi Abdulmanapi.

Të dy sportistët do të presin vendimin përfundimtar të Komisionit të Sportit të Nevadës nëse do të dënohen për dhunën e shkaktuar të 7 tetorit në Las Vegas. Probabiliteti është që të të penalizohen me pezullim dhe ata kanë mundësi të përballen në ringun e boksit nëse pezullohen nga UFC-ja.

Related posts

RRUGA DREJT SUKSESIT/ Ylli Mbappe, Pogba dhe… 5 fytyrat e triumfit të Francës

Isa.Autor

“P*RDHUNI BIJ K*RVASH”/ FEDERATA hap hetimin për deklaratën e trajnerit pas ndeshjes

Isa.Autor

MENDOJNË PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Drejtuesit “bardheblu” të gatshëm për të rikthyer sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment